Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti Edi Paloka bëri të ditur se sot në shtëpinë e tij ka disa gëzime.
Ai feston jo vetëm Krishtlindje, ditëlindjen e tij por edhe se vajza e madhe do i prezantonte shokun e saj.
Deputeti Paloka pret dhëndrin e ardhshëm.
Por, kush është vajza e madhe e politikanit demokrat?
Ajo quhet Kleta Paloka dhe është 22 vjeçe, shkruan syri.net.
Kleta Paloka ka studiuar në Hagë për drejtimin “E drejta ndërkombëtare-tregtare”.
22-vjeçarja duket e matur në postimet e saj në Facebook, por edhe mjaft simpatike, me një stil të thjeshtë dhe shumë fin.
Kush është shoku që do i prezantojë familjes?
Kleta është e rezervuar në postimet e saj, por më vonë me gjasë do t’ia prezantojë edhe miqve virtualë.
www.lajm-shqip.com