Deputeti i Elbasanit për zonën e Gjinarit, Arben Kamami, ka lënë qytetit për tu gjendur mes zgjedhësve të tij.
Realisht, ai ka udhëtuar në zonën e Gjinarit, me shumicë ortodokse, për festën e Sulltan Novruzit.
Në shenjë bashkëjetese, ai ka uruar si besimtarët mysliman ashtu dhe ata ortodoks.
Kjo ka qenë vetëm pjesa zyrtare e vizitës së tij. Axhenda e deputetit, është zhvendosur në shpatet e malit të Bukanikut. Pikërisht, aty ku një vit më parë, zjarret e qëllimshme, pa autorë dogjën sipërfaqe të mëdha me pisha.
Deputeti i Gjinarit Kamami, së bashku me rininë e fshatit mbjell 100 pisha në Gjinar.
-“Sulltan Novruzi është festë e ripërtëritjes së natyrës.
Ndaj dhe ne morëm këtë aksion për të zëvendësuar pishat e djegura” -ka deklaruar Kamami.
Sipas tij aksione të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë muajt Mars.
Kjo zonë njihet si turistike në Elbasan edhe për masivet e mëdha pyjore.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi