Denoncon Eugent Bushpepa, po vidhen para në emrin tim… Pas suksesit në Eurovizion dhe kthimit nga Portugalia, Eugent Bushpepa denoncon në lidhje me një abuzim që po bëhet duke përdorur emrin e tij.
Denoncon Eugent Bushpepa, po vidhen para në emrin tim…
Këngëtari shkruan se disa njerëz duke përdorur emrin e tij po kërkojnë para prej njerëzve të ndryshëm. Përmes një postimi në Facebook ai ka denoncuar atë që po ndodh:
“Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE. Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni”, ka shkruar Eugenti në postimin e tij.

Për Lajm-shqip
Klajdi Thaçi