Denoncimi Muka: Rama, Basha, Veliaj pa diploma!.. Kauza e ish.zv-ministrit të Arsimit, Taulant Muka, duket se është verifikimi i diplomave dhe titujve shkencorë të politikanëve dhe akademikëve shqiptarë. Këtë herë Muka ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama.
Denoncimi Muka: Rama, Basha, Veliaj pa diploma!..
Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Denoncimi është për mungesë diplome.
Më poshtë, denoncimi i plotë i Taulant Mukës: “A mund të negociojë rinia shqiptare me politikanë që mashtrojnë për shkollimin e tyre? O Zot, jetojmë në shtetin që drejtohet nga injoranca dhe korrupsioni Sfidoj publikisht: -Edi Ramën, pa diplomë, doktoraturë plagjiaturë. Dhe me çrregullime personaliteti! -Lulzim Basha, pa diplomë! Pretendon ka filluar studimet në Universitetin e Utrech në 1993. Por nuk ka data diplomimi. -Monika Kryrmadhi, doktoraturë plagjiaturë (që e bëmë publike me Vladimir Kola).
E ka mbrojtur në ekonomi. Jo në fushën e biokimisë ku ka mbaruar studimet -Erion Veliaj, pa diplomë! Po ti Taulant Balla. Pse nuk e nxjerr doktoraturën plagjiaturë në Rumani? Nga foltorja e parlamentit e bëre? Pse takohesh me përfaqësuesit e universiteteve? Po i korrupton? Nxirrni diplomat. Dhe nëse gënjej më hidhni në gjyq për mashtrim!
Majft më me gënjeshtra. Mjaft u tallët me këtë rini që po kërkon garanci për të ardhmen, mjaft me genocidin antishqiptarë! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të mbështesë rininë plotë potenciale!
Vladimir Muçaj
15.12.2018