Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një….
Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një....
Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një....

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një….

3 vite më parë Komento

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave.

Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

“Unë jam 60 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ se kam 3 vjet që sorollatem nëpër zyrat për të aplikuar për tokat dhe s’po m’i bëjnë çertifikatat. Topografi më kërkoi 300 mijë lekë. Ja dhashë dhe po më sjell vërdallë. Vete te hipoteka dhe ai juristi kërkon 300 mijë lekë. Unë kam 4 dylymë e gjysmë dhe e kam përfituar me ligjin 7501” thotë qytetari.

Më tej shton se “i dhashë lekë Bedri Trokës, 300 mijë. Bedriu është topografi i njësisë vendore Frakull e Madhe dhe po më bie vërdallë. Në Hipotekë ky juristi Ervis Bregasi më kërkon 300 mijë lekë për një parcelë”.

Qytetari shton se lekët ia kërkon për të bërë tokat me çertifikatë. “E kam takuar 4-5 herë dhe më ka thënë nam 300 mijë lekë t’i bëj çertifikatat. Pronat i kam në rregull, me ligjin 7501 dhe s’kam konflikte me njeri” thotë Çervanaku, ndërsa kërkon vetëm të regjistrojë pronat.

 

Pas denoncimit, qytetari shkon te Hipoteka e Fierit për të takuar juristin Ervis Bregasi. Pasi e pret disa orë, juristin nuk e takon dot, ndërsa i merr numrin e telefonit rojës. E telefonin dhe lënë takim te ETC-ja në Fier. Qytetari shkon te vendi dhe pasi e pret disa minuta, takohen dhe lëvizin bashkë. “Tani hua i gjeta unë ato (lekët) të shkreta, hua i gjeta ato. S’ke ça bën dhe ti, po dhe ne s’kemi ça bëjmë se unë kam 7 parcela, po nga 5, i thonë 35. Po Bedriu do. Do se s’ti bën, po s’ti bëri ai, s’ti bën dot ti dokumentet. I bën dot ti, pa prurë ai? S’i bën dot” i thotë qytetari, ndërsa ai i përgjigjet se “po mirë, ça të bëj dhe unë o Ariz”.

 

Më pas i thotë “i ke marrë me vete (lekët)?”. “Ja shikoje, se thua pastaj më ke dhënë 200 pastaj. Ma ka bërë njëri kështu mua. Gjashtë… Na…” i thotë, ndërsa i jep edhe 300 mijë lekë.
Më pas të dy bisedojnë edhe për parcelat e tjera, ndërsa juristi i thotë se certifikatën e kësaj parcele e ka në shtëpi ditën e hënë. Për të tjerat nuk i kërkon lekë, ndërsa e pyet sa i ka marrë edhe topografi i Njësisë Administrative Frakull. “300 i kam dhënë” i thotë qytetari.

Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Fierit, ku kërkon juristin. Roja thotë se “shefja i ka mbyllur brenda me çelës”. Pas kësaj, qytetari telefonon juristin dhe ai i përgjigjet se “certifikatën e bëri, me postë do vijë”.

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një….

 

Ndërkohë, pas disa ditësh, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Hipotekën e Fierit dhe takojnë drejtorin Petrit Kanani. Pasi i bëjnë me dije përse kishin shkuar, drejtori thërret juristin nëse ka përfunduar praktikën e z.Çervanaku. “Ai ka marrë certifikatë pronësie, unë e kam mbaruar praktikën që në datë 19.03.2018. Unë si jurist e kam mbaruar” thotë Bregasi, ndërsa drejtori e pyet nëse ka marrë apo jo lekë.

“Ai mund të thojë çfarë të dojë. Arizi është i mangut nga trutë. E kam takuar poshtë, më ka thënë kshu kshu e kam hallin. I thashë Ariz do të ndihmojë. I thashë, sipas ligjit Ariz unë do të ndihmojë. I thashë do ta shikojmë me përparësi praktikën, do të të ndihmoj.

E ndihmova” tha juristi, ndërsa tha se nuk ka marrë lekë. Gjithashtu, nuk pranoi të japë intervistë. Gazetarët e pyetën nëse e ka takuar këtë qytetar, dhe ai fillimisht tha se “në sportel po, edhe në telefon po, më ka kontaktuar. Më ka marrë numrin te roja”.

Ai mohoi ta ketë takuar para një biznesi, në momentin kur i ka marrë lekët. “Jo, se kam takuar” këmbënguli ai, ndërsa gazetarët i bënë me dije se gjithçka është e filmuar. “Ti mund t’i nxjerrësh pamjet filmike. E kam takuar në sportel poshtë, e kam marrë në makinë se më ka ardhur keq, nuk e di ku e ka shtëpinë, andej nga …” ishte përgjigjja tjetër e tij.

Në fund, drejtori i Hipotekës së Fierit, Petrit Kanani, tha se “volumin unë se kam firmosur se kemi pasur KLSH-në këtu, do të thotë se qytetari s’e ka marrë certifikatën akoma. Do t’i kaloj unë volumet tani, që të gjitha, e ka të mbyllur ai, e ka të mbyllur ai” përfundoi ai.

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një....
Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një….

www.lajm-shqip.com

21.05.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Video/ Berisha publikon denoncimin, narkoinspektorët dalin për grabitje…
  • Denoncimi i fortë, emrat e deputetëve tek pronat e Shëngjinit
  • Berisha, denoncimi: Kush është ‘Loshi’, oficeri i Policisë që trafikon kokainë!
300 mijë lekë juristi i hipotekes se fierit per nje dokument 3 vite më parë
Elda Bani
Etiketime 300 mijë lekë juristi i hipotekes se fierit per nje dokument
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Tetë këshilla se si të shkoni sa më mirë me vjehrrën…

Pasardhëse

Edi Rama tregon arsyen se pse nuk e shkarkon Fatmir Xhafën….

Të Ngjashme

Pse po i kushton Bashës ‘drama’ me listën e Beratit

Pse po i kushton Bashës ‘drama’ me listën e Beratit

admin 4 vite më parë
Erion Veliaj: A nuk është turp që një grup klloçkash mos të na lë të ndërtojmë teatër?

Erion Veliaj: A nuk është turp që një grup klloçkash mos të na lë të ndërtojmë teatër?

admin 3 vite më parë
Ndiqen penalisht dy protestues që kundërshtuan zhvarrimin e ushtarëve grek

Ndiqen penalisht dy protestues që kundërshtuan zhvarrimin e ushtarëve grek

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com