Një denoncim i çuditshëm mbërriti pranë komisariatit të policisë nga një biznesmen.
Të ngjashme mund të lexoni:
Biznesmeni : Alo policia?Më vodhi policia …
Ai ka kallzuar se biznesi i tij është vjedhur nga efektivë policie të cilët i kanë kontrolluar biznesin.
Tomorr Demiraj i cili kishte materiale të ndryshme në magazinën e tij në fshatin Drashovicë dhe pas një kontrolli i cili sipas tij ishte thën më pas se ishte për lëndë narkotike ,gjeti magazinën të boshuar.
Ai shprehet për lajm-shqip se” në biznesin tim shkon policia e shtetit prej 7 veta kontroll për drogë, shqyejnë derën dhe një dritare futen brenda pasi nuk gjetën gjë, morën me vete gjëra me vlerë prej 10 000 eurosh..
ordiner hajdut kriminel…kur të vjedh dhe policia vet ça të presim më…kjo deklarat është me bindje dhe me argumenta! Një turp i shëmtuar!”Ai ka marr takim me drejtuesit e policisë së Vlorës ku i ka parashtruar rastin ndërkohë që ka për ta mbështetjen maksimale për shkak të angazhimit të menjëhershëm.
Ai shpreson se kjo ngjarje të zbardhet sa më parë.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti