Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit
Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit
Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit

Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit

4 vite më parë Komento

Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit

Studentët shqiptarë veçanërisht vlerësojnë një qasje demokratike në tregun e punës. Ndërsa ata nga Republika Çeke dhe Kroacia shumë më pak. Hungarezët e anketuar vlerësojnë shkathtësitë teknike të avancuara (të zgjedhura nga 55 për qind në krahasim me 18 për qind në të gjithë grupin).

Kroatët, çekët dhe polakët janë veçanërisht të prirur të kenë liderë karizmatik, por shqiptarët, hungarezët, serbët dhe lituanezët priren të mos bien dakord me këtë. Pikëpamja mbizotëruese është se një udhëheqës duhet të jetë gjithnjë strategjik. Të jetë disi demokratik dhe jo autokratik, të jetë frymëzues dhe të mbështesin idetë e reja.

Një tjetër pikë ku studentët shqiptarë ndryshojnë nga bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të anketuara, është te pritshmëritë për pagë më të ulët sa i përket punës së tyre të parë. Këto të dhëna dalin nga një studim i vitit 2018 i zhvilluar nga Deloitte, për vendet e Europës Qendrore.

Specifikat për Shqipërinë:

Hapat e parë në Shqipëri

Të rinjtë shqiptarë (të moshës nga 18 deri në 30 vjeç) duan të gjejnë punë që është në përputhje me fushën e tyre të studimit. Më shumë se 59 për qind e të anketuarve tashmë kanë disa përvojë në një punë ose stazh që përmbush këto kritere, thuhet në raportin e Deloitte. Në krahasim me anketën e mëparshme të 2015, rezulton se shqiptarët e rinj të kësaj grupmoshe po investojnë më shumë në vullnetarizëm dhe eksperiencat sezonale të punës duke numëruar respektivisht 40 për qind dhe 39 për qind e të anketuarve.

Ndër atributet më të vlefshme personale janë mendimi analitik, puna në ekip, komunikimi, aftësia për të mësuar gjëra të reja dhe vetëorganizimi.

Ky theksim në këto karakteristika e bën forcën e re të punës në Shqipëri të përshtatet mirë për t’u bërë punonjësit e së ardhmes. Ata janë socialisht të vetëdijshëm, me rezultate të orientuara dhe në favor të punës bashkëpunuese.

Ata janë gjithashtu të hapur për aftësi të reja dhe trajnim. Një veçori gjithnjë e më e rëndësishme në një botë ku të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe ri-mësimi i vazhdueshëm po bëhet një domosdoshmëri. Ngjashëm me sondazhin e 2015, vlerat më të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë janë familja, shëndeti, puna profesionale, arsimi dhe një jetë e ndershme.

Fokusi afatgjatë është shenjë dalluese e një udhëheqësi

Në përgjithësi, lidershipi lidhet kryesisht me të menduarit strategjik.  Por kjo duke marrë një qasje demokratike ndaj menaxhimit, duke u fokusuar tek zhvillimi dhe posedimi i një të menduari strategjik në tendencat e ardhshme. Theksi i të anketuarve shqiptarë mbi këta faktorë, sipas raportit, sugjeron se ata janë të informuar mirë për praktikat më të mira në udhëheqjen e biznesit. Ata kanë dhe pritshmëri reale rreth tregut të punës.

Të rinjtë shqiptarë jo vetëm që e pranojnë ndryshimin e natyrës së udhëheqjes, ata gjithashtu e shohin atë në një dimension modern, të përditësuar herë pas here. Përveç kësaj, ata besojnë se posedimi i një udhëheqësi të tillë është më e rëndësishme se sa rezultatet financiare. Gjithashtu duhet të theksohet se të anketuarit besojnë se shumica e liderve ideal duhet të ketë prioritete urgjente strategjike dhe jo taktike. Ato duhet të sigurojnë të ardhmen afatgjatë të organizimit dhe të një ndikimi të zgjatur pozitiv ndaj klientëve. Prioritetet e konsideruara si më pak të rëndësishme janë takimet afatshkurtra, qëllimet financiare dhe të ardhurat personale të liderëve.

Ekspertët aspirues: një qasje realiste ndaj planeve të karrierës

Të rinjtë shqiptarë priren të marrin një qasje realiste ndaj planeve të karrierës nga një fazë e hershme, me 54.8 për qind të femrave dhe 47.9 për qind e meshkujve duke u konsideruar si ekspertë. Vetëm 16.2 për qind e femrave dhe 25.2 për qind e meshkujve zgjedhin një karrierë kyçe të menaxhimit. Ambicia dukshëm zvogëlohet me moshën. Të anketuarit më të rinj (18-22 vjeç) janë më ambiciozë.  18.7 për qind thanë se dëshirojnë të zënë vende menaxheriale, më shumë se grupmoshat e tjera.

Sipërmarrja

Vetëpunësimi në përgjithësi shihet si i dobishëm nga të rinjtë përsa i përket në formën e përvojës. Ato që u përgjigjën për vlerën e vetëpunësimit  dhe ishin të lidhur fort me tiparet prej sipërmarrësi/sipërmarrëse. Kjo është veçanërisht e dukshme kur bëhet fjalë për meshkujt, me 34.7 për qind. Mbajnë mendimin se vetëpunësimi është ‘i dobishëm’ dhe 38 për qind duke deklaruar se është ‘shumë i dobishëm’.

Të gjithë të anketuarit e pranojnë se iniciativa dhe sipërmarrja janë tipare të rëndësishme, si në rang vendor dhe në një nivel rajonal. Sa i përket shpërndarjes së fuqisë punëtore sipas aktivitetit, siç është raportuar nga INSTAT në vitin 2016, ka pasur një rritje në numrin e popullsisë së vetëpunësuar.

25 për qind e meshkujve dhe 12 për qind e grave, e cila konfirmon edhe shifrat e raportit të Deloitte (12,8 për qind e të anketuarve duan të punojnë në bizneset e tyre. Ata renditen si opsioni i dytë pas punës në kompani ndërkombëtare).

Pritshmëritë për pagat

Pritshmëritë janë të ndryshme sa i përket të anketuarve.

Për punën e tyre të parë: 17.1 për qind presin që të paguhen midis (lekë) 35,000 dhe 45,000 neto; 17.6 për qind presin midis 45,000 dhe 55,000 lekë; 11.5 për qind presin midis 55,000 dhe 65,000 lekë; dhe 17.6 për qind presin mes 65.000 dhe 100.000 lekë. Të tilla pritshmëri të larta mendohet se burojnë nga konfuzioni. Por edhe mungesa e informacionit të duhur ose ndryshueshmërisë së pagesës në profesione të ndryshme.

Kjo pikë e fundit mund të jetë një faktor, duke marrë parasysh një tjetër gjetje e këtij raporti. Pikërisht, të rinjtë kryesisht kërkojnë punë në fusha të përafërta me ato fusha të ekspertizës që ata kanë fituar përmes arsimit. Për sa kohë që përqendrohen në gjetjen e një pune që i përshtatet atyre dhe fushën e tyre të studimit, shpërblimi mund të jetë diçka që ata nuk mund të vendosin vetë. Ajo mund të përcaktohet me marrëveshje ose nga faktorë të tjerë të jashtëm. Megjithatë, pritjet mesatare të të anketuarve shqiptarë janë relativisht realiste. Paga mesatare shqiptare ishte 45,845 lekë bruto në fund të vitit 2016, sipas INSTAT.

Deloitte: Të rinjtë në Shqipëri të prirur të kërkojnë punësim jashtë vendit

Mobiliteti: Puna jashtë vendit është një mundësi

Të rinjtë në Shqipëri do të ishin të lumtur të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit. Kjo është e kuptueshme, pasi Shqipëria është relativisht vend i vogël. Ka pak qendra të kufizuara ekonomike dhe industriale zhvillimi. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve janë të vendosur në Tiranë. Gratë janë paksa më skeptike sesa meshkujt përsa i përket lëvizjes jashtë vendit (92.5 për qind thanë ‘patjetër po’, ‘po’ ose ‘jo’ krahasuar me 95 për qind të meshkujve)

Diversiteti

Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë diversitet. Më shumë se 95 për qind e femrave dhe 93 përqind e meshkujve dëshirojnë të përjetojnë një mjedis pune që përfshin diversitetin në moshë, gjini dhe kombësi. Duhet të theksohet se ka pranim të gjerë të të moshuarve. Tregohet se boshllëqet e gjeneratave nuk konsiderohen një çështje problematike. Më shumë se 78 për qind e të rinjve nuk kanë vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët me punonjësit më të vjetër. E kundërta ndodh me kolegët e moshuar. Ata njihen si kontribues të vlefshëm për zhvillimin profesional të të rinjve.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

12.04.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • 2018 i gjen qytetarët me pritshmëri nga ekonomia, mirëqenia dhe punësimi
  • Shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë nga vende të BE…
  • Sofia Loren për shqiptarët: ‘Jo vetëm rracë e mirë, por krenohemi për …
jashte kerkojne punesim shqiperi te rinjte 4 vite më parë
admin
Etiketime jashte kerkojne punesim shqiperi te rinjte
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Gruaja e mësuesit: Video ishte një lojë mes nesh, unë jam…

Pasardhëse

Tarifa e Rrugës së Kombit: Tërhiqet Qeveria, ‘zbut gjakrat’ me kuksianët…

Të Ngjashme

Trondit Marina Fara: Ndonjëherë duhet të jesh ku*vë që të…

Trondit Marina Fara: Ndonjëherë duhet të jesh ku*vë që të…

admin 4 vite më parë
Policia Vlorë/ tre arrestime për kanabis dhe kundërshtim të bluve

Policia Vlorë/ tre arrestime për kanabis dhe kundërshtim të bluve

admin 3 vite më parë
Ç’beri kesaj here Rita Ora që u komentua gjerësisht? Po “rritet” bindshëm…

Ç’beri kesaj here Rita Ora që u komentua gjerësisht? Po “rritet” bindshëm…

Erjona Keta 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com