Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 4 studentëve të Politeknikut në Tiranë mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi përballë Presidencës, ku 4 persona u plagosën me thikë.
Plagosja e katër studentëve tek Presidenca, arrestohet autori
Sipas Balkanweb në pranga është vënë Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi:
“Rreth orës 11:40 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J.Ll., 18 vjeç F.Ll. 18 vjeç, (J.Ll dhe F.Ll, janë djem xhaxhallarësh) K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë”,- shkruhet në njoftimin e policisë.
“Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.”
Aktualisht Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Mark ndodhen në spital për të marrë mjekimet dhe kujdesin e nevojshëm.
