DJ i famshëm suedez Avicii, u nda nga jeta ditën e premte në Oman. Pas dyshimeve se mund të jetë vrarë, disa raporte e kanë hedhur poshtë këtë alternativë.
Dy autopsitë e kryera për të kuptuar shkakun e vdekjes së tij kanë treguar se DJ i famshëm nuk është vrarë.
Vdekja e Tim Bergling, i njohur për publikun si Avicii, u konfirmua pas deklaratës së përfaqësuesit të tij.
Del autopsia e DJ-it të famshëm Avicii. Ai nuk është vrarë.
Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë mësuar ende.
“The Independent” raporton atë çfarë burimet e policisë kanë thënë:
“Dy autopsi të kryera absolutisht konfirmuan se nuk ka dyshim për vrasje.”
Bergling ishte krijuesi i tepër hiteve botërore si “Wake me Up”, Without You”, “Hey Brother”.
Muzikanti anuloi koncertet në vitin 2016, dy vite pas heqjes së apandesitit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
23.04.2018