Gazetari bën deklaratën e fortë: Xhafaj nuk u lejua në Mëngjesin e Lutjeve pas urdhrit nga SHBA-ja. Gazetari Basir Çollaku tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk është njeriu i amerikanëve ashtu siç po interpretohet. Çollaku tha se Xhafaj nuk u lejua të flasë në panel në “Mëngjesin e Lutjeve”.
Deklaratë e fortë e gazetarit Basir Çollaku për ministrin Xhafaj…
Ai thotë se ministri i Brendshëm u largua nga paneli pas një urdhri nga Uashingtoni. Sipas gazetarit, amerikanët kanë shumë më tepër informacione për Xhafajn sa ne. As nuk e imagjinojmë dot. Ata janë në dijeni të fakteve të përfshirjes së vëllait të tij në trafikun e drogës. Në këtë kuadër, ai tha se mesazhet që jepen tregojnë se Xhafaj nuk ka mbështetjen amerikane.
Gjithashtu Çollaku në studion e Faxnews pak minuta më parë tha: “Dërgimi Agron Xhafajt në Itali është i paligjshëm. Ndërsa “Dëshmitari X”, u ndjeh i kërcënuar ndaj edhe iku”. Sipas tij, sa besueshmëri do të jetë që akt-ekspertimi i audio-përgjimit të bëhet nga ai që rri gjithë ditën me Xhafajn.??!!

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj