Reagon deputeti i PD-së për deklaratën e Donald Lu-së
•Sekretet e TASK-Forcës antikrim; Janari 2018, për “peshqit e mëdhenj”?
Deputeti i PD-së, me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook shprehet se:
PD nuk e flaku në duart e Drejtësisë por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet.
Postimi i Oerd Bylykbashit:
“Dekriminalizimi sipas Paolo Borselinos konsiderohet një keqkuptim baze. Politikani që ka frekuentuar mafioze, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm. Jo! Gjykata mund të bëj vetëm saktësime të natyrës gjyqësore. Institucionet kane detyren të flakin politikanët e afërt me Mafien, për të qenë të ndershme, por edhe të shfaqen të tilla” citim nga libri.
Vazhdon posimi…
Mazhoranca nuk e flaku në duart e Drejtësisë por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet, shprehu deputeti i PD-së. A thua do të bëj vaki gjë e re në janar 2018 që duhet të presim deri atëherë?
Shihni kur të dalin e të thotë vetë mazhoranca se Task Forca nuk ka fuqi prapavepruese që të merret me 2017, se do te ishte antikushtetuese.
Fundja, pa i plotësuar Rama me dorën e vet organet e vetingut, si mund të ketë Drejtësi?! Ndaj edhe Tahiri nuk hyn te peshqit e mëdhenj se është i 2013-2017.
Ku e dinte Borselinoi ngratë se, 25 vite pas atentatit ndaj tij. Edi Rama nuk ka lënë peshkaqen të krimit pa futur në institucione, madje ka dhe Këshillë Mandatesh që zëvendëson gjykatën.
Po ka edhe shohë përpara ndërkombëtarësh ku Rama zotohet se peshkaqeni do kapë peshkaqenët. Eh sa gjëra nuk dinte Borselino!