Deklarata: Ka mijëra ton hashash të depozituara në magazina e institucione shtetërore
Deklarata
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur një deklaratë të fortë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
Ai u shpreh se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore, të braktisura.
Deputeti demokrat tha gjithashtu se, opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.
Flamur Noka
Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte, apo jo? Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik. Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t’u trafikuar.
07.11.2017
Burimi: lapsi.al