Deklarata e fortë e gazetarit dhe analistit Basir Çollaku rreth përgjimit të dy ministrave ka tërhequr jo pak vëmendje.
Kjo deklaratë do të tërhiqte vëmendjen e të ftuarve në panelin e kësaj të premteje në emisionin Kapital të Aleksandër Furxhi.
Deklarata e fortë e gazetarit: Ka përgjime, dy ministra flasin për shuma të mëdha parash.
Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku deklaroi:
“Ne Elbasan ka nje dosje ku jane te perfshire dhe dy emra ministrash qe kane dale nga pergjimet e nje subjekti tjeter.
Edhe pse nga transkriptimet jane zbuluar emrat e tyre, ata nuk jane thirrur nga prokuroria.
Dy ministra te qeverise se sotme kane folur me subjektin per sasira parash.
Kjo dosje eshte ne prokurorine e Elbasanit, por ka shkuar dhe ne gjykate.”
Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, që sipas tij i disponon edhe ai vetë.
09.02.2018