Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar. Gashi është skualifikuar dhe ka humbur ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë. Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.
Sulm për të larë hesapet
Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm. Boksieri Schëarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta,. duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.
Degjeneroi në përplasje fizike, Senad Gashi kërkon vetëgjyqësi …
Boksierët u përplasën mes tyre dhe më pas u përfshinë edhe stafet, në një situatë kaotike që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Gashi u skualifikua, duke pësuar kësisoj. humbjen e parë në karrierën si profesionist.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj