Një ditë më parë liderja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar për ditëlindje nënën e saj. Sot është djali i vetëm i familjes, Besari, ai që feston 18 vjetorin.
Kryemadhi i ka dedikuar atij një mesazh prekës, në të cilin i tregon të birit se bukuria shpirtërore duhet të jetë ajo që duhet të dominojë tek ai.
Dedikimi prekës i kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, për të birin: Ti u bëre burrë tashmë…
Më poshtë dedikimi i plotë i Kryemadhit për të birin:
“Urime Besar sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec!Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë as me para, por me dije dhe dashurine që do iu falësh njerëzve. Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Te dua Besar!”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.04.2018