Dedikim plot dashuri për ditëlindjen e të birit: Bora Zemani…
Mes shumë thashethemesh për ndarje nga bashkëshorti, çifti ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.
Megjithatë, mes angazhimesh në televizion, Bora Zemani e gjen gjithmonë kohën për të birin, me të cilin kemi parë jo pak postime në Instagram. Këtë herë, ka qenë një ditë speciale për të dy.
Moderatorja i ka kushtuar një dedikim plot dashuri Arborit.
“Në 12.12.2014 ora 09:00 ndjeva lumturinë dhe provova dashurinë më të madhe në botë. Edhe 100 vite të bukura fryma ime. Të dua pafund Arbor”, ka shkruar Bora poshtë një fotoje bashkë me vogëlushin e saj. Me duart e bashkuara dhe me pemën e zbukuruar në sfond, Arbori nuk mund të dëshironte një ditëlindje më të bukur se sa në prag të festave të fundvitit.
12.12.2017