DEA dhe Policia Shqiptare, rrëzojnë ‘Kabinetin Qeveritar’ të Met Kananit ! Hetim për grupin e trafikut të drogës ka nisur që nga shkurti i vitit 2017. Ky ka qenë një inkursion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe DEA-as amerikane, shkatërroi një bandë kriminele. që operonte në disa shtete për trafikun e drogërave.
DEA dhe Policia Shqiptare, rrëzojnë ‘Kabinetin Qeveritar’ të Met Kananit !
Hetimi i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe i DEA-as, arriti të shkatërroi një bandë trafikun e drogës që operonte në disa shtete. Por ditën e djeshme, në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, u arrestuan 12 persona. Të gjithë, këta, anëtarë të organizatës së strukturuar kriminale të trafikantit Met Kanani. 56-vjeçari nga Fieri aktualisht në burg në Turqi, është konsideruar “Escobari shqiptar”.

Ndërkohë, në Turqi dhe Maqedoni janë në burg dhe 4 shqiptarë të tjerë. Gjithashtu është shpallur në kërkim një person me inicialet S.R, banues në Librazhd. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së. Por dhe në linjën Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja është bërë i mundur në kohë të ndryshme arrestimi i të gjithë shqiptarëve. Ja deklarata e plotë për shtyp, e dhënë nga autoritetet policore shqiptare:
Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave. Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës Operacionale dhe Drejtoritë e Policisë Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.

Policia Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda finalizuan e koduar ‘Preçizioni’.
Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës. 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. E cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:
Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi). Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi). Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi). Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi). Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni). Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu nga autoritetet policore shqiptare, u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
12.05.2018