Raportohet se pjesë e kësaj pasurie, përveç Valentin Selajt, i dashuri i moderatores Viola Spiro, i cili tre muaj më parë u arrestua në Itali për trafik droge, janë edhe dy vëllezërit e tij, Parlind dhe Aleks Selaj.
Të ngjashme mund të lexoni:
Këta dy të fundit, aktualisht po hetohen, pasi ka dyshime se janë përfshirë në aktivitete të trafikut të drogës, brenda dhe jashtë vendit.
Sipas burimeve policore, pjesë e pasurisë së sekuestruar janë; biznese, hotele, restorante e makina luksi.
Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila). Gjithashtu 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.
Pasuritë rezultojnë të regjistruara jo vetëm nga i dashuri i Viola Spiros, por edhe dy vëllezërit e tij
Parlind Selaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
Valentin Selaj, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali. Gjithashtu edhe shfrytëzimin për prostitucioni.
Aleks Selaj, 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
www.lajm-shqip.com