Dardha pushtohet nga turistët… Kujdes, lëvizja vetëm me zinxhirë! Dardha është perfshirë nga reshjet e borës. Ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në zonat malore duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Dardha pushtohet nga dëbora por edhe nga turistët. Duhet patur kujdes pasi lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë.
Bora ka arritur deri në 30 cm ndërsa është punuar për pastrimin e rrugës nga borëpastrueset. E ndodhur vetëm 20 km larg Korçës, fshati turistik i Dardhës mbetet një nga destinacionet e preferuara nga turistët.
Reshjet e borës që kanë përfshirë pikën turistike këtë fundjavë ka sjellë edhe dyndje të numërit të turistëve.

Të ardhur nga e gjithë Shqipëria, turistët kanë pushtuar edhe pistën e skive.
Ndërsa gatimet tradicionale mbetet më te preferuarat.
Aktualisht sipas të dhënave segmenti rrugor që të çon në pistën e skive është i kalueshëm pa problem. Ndërsa me zinxhirë mbetet segmenti qe të çon drejt fshatit pasi trashësia e borës është e madhe.
Për Lajm-Shqip
24.02.2018