Pas “valëve” të gjata të protestave që përfshinë Tiranën, Ministri i Energjisë dhe Infrastukturës Damian Gjiknuri ka folur për projektin e “Unazës”.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” ai është shprehur se banorët të cilët preken nga projekti duhet të paraqiten në zyrat e ARRSH.
Gjiknuri tha se sportelet do të jenë të hapura për banorët.
Gjithashtu theksoi se kushdo që preket nga projekti duhet të paraqesë ankesën e tij.
Shumë shpejt një grup inxhinierësh do të dalin në terren për vlerësimin e banesave të banorëve.
Damian Gjiknuri: Së shpejti inxhinierë në terren për vlerësim

” Në zyrat e ARRSH sportelet janë të hapura. Të gjithë banorët që preken nga projekti të paraqiten dhe të bëjnë ankesat e tyre. Së shpejti dhe inxhinierët do të dalin në terren. Nëse banorët kanë kundërshtime ne u sigurojmë cdo rrugë ligjore për ta ndjekur”, u shpreh Damian Gjiknuri.
Kujtojmë se banorët nuk janë kundra projektit, por janë kundra vlerësimit që qeveria i ka bërë banesave të tyre.
Sara Mustafa
22.11.2018