Portali i njohur i lajmeve dedikuar yjeve të muzikës dhe filmit, TMZ, ka publikuar disa detaje të reja për vdekjen e DJ 28 vjeçar, Avicii. Sipas këtij portali, muzikanti suedez ka kryer vetëvrasje.
Dalin detaje të reja për vdekjen e Avicii, Dj u vetëvra…
Disa burime thonë se ai përdori disa copa xhami për të vrarë veten. Teksa po qëndronte në Oman me pushime, e ka plagosur kaq keq veten me xham, sa ndërroi jetë prej hemoragjisë.
Më parë kishte thyer një shishe vere. Dj ankohej shpesh herë për stresin që përjetonte. Ka patur probleme me alkoolin, por thuhet se ka patur edhe probleme të lidhura me gjendjen e tij mendore.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.05.2018