Sa herë që në Durrës ka shi, përmbytjet janë evidente në çdo lagje.
Dako: Pushoi shiu, iku uji, mbeti balta, atë t’ua heq ‘Zoti’.
Edhe pse ka disa mandate ne krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk jep asnjë shpresë që ky qytet të mos përmbytet. Përveçse të lutet tek Zoti, që të mos ketë reshje të shumta shiu.
Një ndër kryetarët më të kritikuar për betonizimin e qytetit bregdetar.
Dako nuk e ka problem që të dalë në media, dhe të justifikohet për gjendjen apokaliptike të këtij qyteti pas reshjeve.
Edhe mbrëmjen e sotme, të njëjtën gjë ka bërë, duke u shfaqur me zë dhe figurë në një prej emisioneve televizive.
Këtë herë, Dako e ka parë të arsyeshme që të lajë veten për përmbytjet e çdo viti në Durrës, duke u justifikuar me pozicionin gjeografik të këtij qyteti.
Dako: Pushoi shiu, iku uji, mbeti balta, atë t’ua heq ‘Zoti’.
Sipas tij, Durrësi është një qytet nën nivelin e Detit. Ndërsa shton se të gjitha shkarkimet që bëhen në det dhe kur ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli, duke bërë që i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.
Por, më pas Dako bën një lapsus frojdjan në shpjegim. Kjo pasi ai thotë se e vetmja mundësi për të shpëtuar Durrësin janë investimet në hidrovore. Gjë të cilat ai nuk i ka bërë.
Kreu i Bashkisë thotë se kushtojnë shumë, dhe se nuk ka fonde për të investuar për ndërtimin e hidrovoreve.
Në fakt, ai i ka pasur të gjithë mundësitë që këto investimi t’i bënte, dhe të mos merrej me betonizimin e qytetit, apo me ndërtimin e Velierës, projekt në qendër të Durrësi që ka pasur shumë kundërshtime.
Justifikimi se nuk ka fonde për të investuar për të shpëtuar Durrësin nga përmbytjet nuk janë as më pak dhe as më shumë sesa vetëshpallja fajtor për keqmenaxhimin ndër vite të kësaj bashkie.
“Unë garantoj që në këto momente që ne flasim situata është totalisht e qetë. Por ne jemi në gatishmëri të plotë sepse kemi të dhëna që natën do të ketë përsëri reshje”.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili