Cristiano Ronaldo është shpallur pë herë të 5-të si fitues i Topit të Artë, duke lënë pas Messin dhe Neymar.
Cristiano Ronaldo fitues i Topit të Artë
“France Football” për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë.
Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar.
Ronaldo tashmë ka fituar “Topin e Artë” të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj.
Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës.
07.12.2017