Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimit të gjelit të detit në Elbasan, në këtë qytet janë rritur edhe çmimet e perimeve.
Pak ditë më parë, një kilogram qepë, kushtonte vetëm 600 lekë të vjetra. Nga dje, qepa në Elbasan ka kapur majat e çmimit marramendës.
Një kilogram qepë u shit e po shitet me 1200 lekë kilogramin.Kurrë kjo perime nuk ka njohur një çmim të tillë.
Qytetarët i janë frikësuar çmimit marramendës dhe e kanë braktisur nga tigani i gatimit. Shumica e tyre i janë kthyer preshit, pasi çmimi i tij është fare i ulët. Me vetëm 300 lekë të vjetra mund të marrësh një kilogram presh.
Kësisojë, përsheshi i gjelit të detit nuk do të gatuhet më me qepë, por me kërcellin e preshit. Edhe çmimi i gjelit të detit ka shkuar në stratosferë. Vitin e kaluar çmimi i tij ka qenë vetëm 6000 mijë lëkë të vjetra, ndërsa këtë vit ai ka kapur 8 mijë lekë të vjetra peshë e gjallë.
Pak prej qytetarëve, kapin këtë çmim. Për rrjedhojë, u janë kthyer gjelave frigoriferikë. Sidoqoftë, qepa, që i jep shije të mire gatimit, qytetarëve po u ofron shije të idhët.
Për lajm-shqip:
AlfridaDanushi
28.12.2018