Çipa braktis takimin e AMA-s: ka ikur koha e konstatimeve. Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ka braktisur sot një takim të organizuar nga AMA.
Çipa braktis takimin e AMA-s: ka ikur koha e konstatimeve.
Me disa organizata me temë diskutimi për lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve. I ardhur nga Struga ku mori pjesë në një samit gazetarësh ballkanik, Aleksandër Çipa i ka quajtur tryeza të tilla si “cinike” në një kohë kur gazetarët shqiptarë, sulmohen, poshtrohen, nuk marrin rogat dhe përdoren si skllevër.

“Për shkak se organizatorët e këtij takimi nuk kanë përfshirë në axhendë, shoqatën më të madhe të gazetarëve, në respekt të tyre, e braktis takimin. Edhe meqënëse këto çështje ne i kemi ezauruar në deklarata. Qëndrime e mbledhje në Komisionin e Medias, mendojmë se të kontsatuarit nuk vlen më në Shqipëri. Për të ndryshuar gjendjen e gazetarëve duhen aksione konkrete dhe ju po ftoni ata që kanë heshtur”. Kështu ka pohuar Çipa në sallën e Rogner.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata