TRIANE, Çiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes së djalit- Në showbiz-in shqiptar, hyjnë dhe promovohen çdo vit per sonazhe të rinj… Disa prej tyre, të bukur, të suksesshëm e me një filozofi të qartë për karrierën që do të ndërtojnë. Megjithatë, ndonëse cilësia e prurjeve të reja është mjaft e mirë, asnjëri prej tyre nuk ia ka dalë të zërë vendin e saj. Kjo sepse atë e duan të gjithë. Të rinj e të vjetër, vajza e djem, burra e gra, pleq e plaka… Janë përpjekur shumë, por asnjë deri tani nuk e ka gjetur dot arsyen se përse e duan kaq shumë Çiljetën. Thjeshtësinë, sinqeritetin, modestinë… Apo çfarë cilësish i pëlqen publiku kësaj vajze?! Këtë nuk dimë ta themi, por dimë ama të themi me bindje që Çiljeta është femra që shet më shumë në showbiz. Nëse do të pyesnit gazetarët se cili është personazhi më i mirë, ai që e përdorin sa herë janë në rrezik për një kopertinë të shitshme, e sigurt është që të gjithë do thoshin Çiljeta. Fotot e Çilit, i sheh çdo javë në kopertina gazetash e revistash dhe nëse në vend të saj do të ishte një personazh tjetër, me siguri publiku do të lodhej… Por ja që me të nuk ndodh kështu. Ajo, sa më shpesh del, aq më shumë i çon dozat e kuriozitetit tek audienca. Njerëzit nuk qëndrojnë dot indiferentë kur dëgjojnë emrin e saj. Në çdo sondazh të bërë për personazhet VIP në Shqipëri, ajo qëndron në krye të listës. Edhe kur nuk ka bërë asgjë të re, publiku e kërkon Çiljetën. Sepse Çiljetën e duan të gjithë, e duan edhe ata që e ‘urrejnë’, e që e komentojnë në rrjetet sociale prapa profileve anonime. E duan, pasi ajo ka qëndruar gjithmonë Çiljeta.
Çili, si po kalon këto kohë?
Mendoj se jam duke kaluar kohën më të mirë në jetën time. Tashmë jam një femër e realizuar, jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Fernando më mbush çdo ditë me energji. Më motivon çdo ditë për të dhënë më të mirën.
Sa të ka ndryshuar mëmësia?
Më ka bërë më të përgjegjshme. Derisa Fernando të rritet, më duhet të mendoj edhe për të. Ndonëse jam përpjekur që të mos ndryshoj shumë gjëra në stilin tim të të jetuarit, duke e bërë edhe djalin pjesë të aktiviteteve të përditshme, ai qëndron përsëri prioritet. Sigurisht kam hequr dorë nga daljet e shpeshta me shoqërinë, megjithëse ime më çdo fundjavë më thotë ‘dil, se e mbaj unë djalin’. Dua që ta shijoj çdo hap të tij, çdo belbëzim, çdo buzëqeshje… Absolutisht çdo gjë.
Kështu po na zbulon që mami të ndihmon në rritjen e djalit?
Patjetër. Mami dhe gjyshja ime Lirika janë në garë me njëra-tjetrën kush do kujdeset më shumë për djalin. Fernando gjen qetësi në krahët e tyre.
Po me gjyshin, si i ka punët?
Gjyshi është ai që bërtet më shumë, sa herë Fernando grindet. Do që djali të mos qajë kurrë. E ka pikë të dobët.
Është Fernando qaraman?
Jo, përkundrazi është shumë fëmijë i qetë.
Të lë pa gjumë natën?
Mesa shikoj tani, ky djali im do bëjë shumë jetë nate kur të rritet (qesh). Nuk e zë gjumi pa kaluar mesnata.
Kujt i ngjan më shumë Fernando?
Të afërmit e mi përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta në portretin tim……
25.07.2013
Burimi: Balkanweb