Çiljeta Xhilaga pret që shumë shpejt të bëhet nënë. Këngëtarja e njohur duket mjaft e emocionuar, ndërkohë që ka vijuar të paraqesë foto të shtatzënisë së saj. Pasi pozoi për një revistë pak kohë më parë, Çiljeta ka hedhur një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, vetëm me të brendshme, duke ekspozuar barkun e saj. Pavarësisht kilogramëve të shtuar dhe barkut të madh, këngëtarja duket mjaft seksi.
28.01.2013
Burimi: Gazeta Tema