Ministri i Financave në detyrë Arben Ahmetaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku bëri bilancin e vitit 2018.
Ahmetaj u pyet nga gazetarët edhe sa i takon shkarkimit të tij nga kryeministri Rama më 28 dhjetor.
Një nga gazetarët ngriti pyetjen se çfarë të ardhmeje do të ketë z. Ahmetaj pas shkarkimit si Ministër.
“Z.Ahmetaj cila do të jetë e ardhmja juaj pas shkarkimit si ministër, a do të merrni ju drejtimin e Komisionit të Ekonomisë”, u pyet ministri në detyrë, por ai preferoi të përgjigjet i prerë:
Ahmetaj: Pse, shqetësimi i i shqiptarëve është e ardhmja ime?
Gazetarja: Është shqetësimi im.
Ahmetaj: Atëherë, do ta them personalisht!
Gazetarja: Komisioni i Ekonomisë është i rëndësishëm pasi nxit iniciativa…
Ahmetaj: E ardhmja ime nuk është shqetësim sot për qytetarët, megjithatë unë jam deputet. Pas datës 21 do jem deputet dhe do bëj atë që kam bërë si deputet. Të qenit deputet nuk do të thotë më pak reformator.
Erjona Keta
04.01.2019