Si sot, 16 Tetor 1962, 55 vjet më parë, në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit Kenedi iu propozua një sulm masiv ajror mbi Kubën dhe më pas një pushtim i saj. E gjithë kjo ndodhi pasi në 14 Tetor të po këtij viti, një avion U-2 fotografoi raketa balistike nukleare, medium range Sovjetike të instaluara në Kubë. Situata ishte shumë dramatike dhe bota ishte në prag të Luftës së 3 Botërore. Një luftë që do ta sillte njerëzimin në epokën e Gurit.
I gjendur nën presionin e ushtarakëve të cilët pa menduar ishin gati të hapnin një konflikt bërthamor pa marre parasysh pasojat, Presidenti Kenedi gjatë 13 ditëve në vazhdim, ndërmori hapa të rëndësishëm diplomatiko-ushtarakë. Të cilat në përfundim sollën zgjidhjen e krizës në të ashtuquajturën 13 ditët e krizës kubane. Sovjetikët i tërhoqën rraketat nga Kuba. Amerikanët i tërhoqën rraketat e tyre nga Italia dhe Turqia. Që nga ajo kohë politikanet dhe burrat e shtetit të përgjegjshëm nga të dy kampet, nisën bisedimet për reduktimin e arsenaleve bërthamore. Zgjidhja e vetme për të mos e kthyer botën në kohën e një Armageddon njerëzor.
Sot 55 vjet më mbrapa, jemi në të njejtin pozicion, por disa nivele më lart. Bota jonë është e kërcënuar shumë më tepër nga arsenali bërthamor. Por jemi të kërcënuar edhe nga një bombë e padukshme siç janë ndryshimet klimatike. Shtetet e mëdha po vrapojnë të bëjnë deklarata se kush do armatoset më shumë, kush është më i fortë etj etj. Gjera që më kujtojnë të gjorin Saçin e Tiranës të viteve 70 që ndiqte njerëzit me gure.
Unë kam bindjen se këta burra dhe gra të mençura do të triumfojnë edhe një herë mbi këtë marrëzi të garës së armatimit.
Ti dhurojmë njerëzve aromë mirësie në vend të aromës së barrutit.
PS. Nuk po përmend emra pasi ju të gjithë i keni nëpër mend. Ti lutemi Zotit që problemet të zgjidhen nën frymën e tij.
Burimi: Newsbomb.al