Sokol Cikalleshi ka qenë me të vërtetë i magjishëm mbrëmjen e sotme. Ai ka shënuar dy gola, në përballjen e Kupës së Turqisë që Osmanlispor luajti ndaj Beshiktashit.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 83-të. Por ka qenë bomberi i Kombëtares shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin.
Kjo fitore falë Cikalleshit nuk i shërbeu turqve të Osmanslisporit.
Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë. Ndërsa vetëm dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e kthesës, me 11-metërsh. Ata e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1-4. Përfundimisht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë.
17.01.2018