Çifti më i ri i familjes mbretërore Princ Harry dhe Meghan Markle e kanë deklaruar që nuk kanë aspak simpati për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Gjithashtu përpara pak kohësh u zbulua se Donald Trump nuk do të ishte i ftuar në dasmën mbretërore.
Pritej që të kishte një reagim të ashpër nga ana e zotit Trump.
Por ai theu çdo pritshmëri. Në një intervistë për ‘The Telegraph’ presidenti i ShBA-ve u shpreh: “Unë dua që ata të jenë të lumtur. Me të vërtetë dua që të jenë të lumtur. Duken një çift shumë i bukur”.
30.01.2018