Ditëve të sotme çiftet vazhdimisht e bëjnë publike në rrjete sociale jetën e tyre, por ata që nuk postojnë në rrjetet sociale nga statistikat janë më të lumtur.
Sidoqoftë, një studim i ri tregon çiftet që nuk shpërndajnë foto në rrjete sociale për lidhjen e tyre, janë më të lumtur.
Studimi e thekson se është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të jeni krenar për personin që e dashuroni. Por studimi thotë se ekziston një lidhje mes asaj se sa vërtetë jeni lumtur dhe sa shpesh postoni diçka vetëm për t’u paraqitur e lumtur.
Në përgjithësi, njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë më fatlum. Kjo sepse përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është i ndërlidhur me depresion. Kjo pasi i nxitë njerëzit t’i krahasojnë jetët e tyre me të tjerëve.
Kur jeni të lumtur dhe në dashuri, ju nuk keni shumë kohë të postoni statuse apo të ngarkoni selfie.
Veç kësaj, është e gabuar që të ndiheni më mirë vetëm për faktin jeta juaj duket e përsosur në rrjete sociale.
Pra, hulumtimet tregojnë se ata që janë të kënaqur me lidhjet e tyre nuk kanë nevojë të kërkojnë ndjenja të përmbushjes në internet. Arsyeja sepse janë të lumtur si çift dhe nuk kanë nevojë t’ia dëshmojnë askujt këtë.
www.lajm-shqip.com