Çiftet, që fejohen apo martohen në Belësh, nuk u duhet të paguajnë më nëpër resortet e Elbasanit për klipet e tyre.
U mjafton pedonalja e qytetit të tyre, për tu prezantuar para kameras, siç ua do qefi.
Çiftet, që fejohen apo martohen në Belësh
Qëkurse Rindja Urbane ralizoi projektin e pedonales së re për Dumrenë, jo vetëm kureshtarët, por dhe të apasianuarit e klipeve, ndodhen në sheshin bri liqenit.
Të paktën në netët e ndërrimit të vieteve, nëntë çifte të rinjsh, kanë pritur radhën për të realizuar klipet e tyre.
Natyra piktoreske, por dhe sheshi urban, që harmonizohet me ndërtimet jo fort të larta të qytetit, mbeten joshëse për cilindo.
Por mbi të gjitha, pamjet magjepse të liqenit, që tashmë është kthyer në identitet, tërheqin çifte e vizitorë vendas dhe të huaj.
Por java që iku, mund të shënohet si periudha kohore e pagëzimit të çifteve për martesë.
Emigrantët, në ditën e dasmës nuk u kishte mbetur shumë kohë për të realizuar ëndërrën e tyre.
Ëndërra, veç dasmës me shumë të ftuar, mbetet një vidioklipit.
Ndaj dhe nuk kanë nguruar të presin radhën për filmime nga operatorët e marrë enkas.
Sa kohë që Bashkia e Belshit, nuk do të vërë tarifë për filmimet, ata nuk do t’u ndahen pedanoles së tyre.
Për ta patur kështu si kujtim në ditën e dasmës.
Dhe klipet vazhdojnë …Liqeni i Belshit mbetet sa joshës , aq edhe “indeferent”…
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi