Chloe Kohanski, është shpallur fituese e show-t muzikor, ‘The Voice’.
Chloe Kohanski i surprizon të gjithë.
Chloe ka triumfuar në natën finale e cila u karakterizua me momente të shumta emocionuese dhe performance të yjeve të shumtë të industrisë së muzikës.
Kështu, Chloe, dhe mentori i saj Blake Sheldon, e fituan trofeun e këtij show që është ndër më të shikuarit në Amerikë dhe transmetohet në kanalin FOX.
Kohanski, fillimisht ishte pjesë e grupit të Miley Cyrus-it.
Edhe pse Maily në fillim e kishte bërë të pamundurën që ta bind Chloe-in ta zgjedhë atë si mentore të saj, e kishte eliminuar këngëtaren në fazën e tretë të garës.
Por Blake, i cili ishte fascinuar me zërin e veçantë të Chloe-it që nga fillimi, nuk ka mundur ta lërë atë të largohet nga show.
Kështu e ka futur në grupin e tij, transmeton syri.net.
Dhe duket se ka vepruar mirë.
Sepse Kohanski me stilin e saj të veçantë të këndimit, ia solli fitoren Blake-ut dhe e bëri publikun për vete me performancat e ndryshme në skenë.
E veçanta e Chloe-it është se zëri i saj është pak i shtirur dhe të ngjall nostalgji për muzikën e viteve të 80-të.
Nata finale e këtij emisioni u karakterizua edhe me performancat e antarëve të jurisë së “The Voice” si dhe këngëtarëve të ftuar si mysafir, të tillë si Kelly Clarkson dhe Bebe Rexha.
www.lajm-shqip.com