Edhe pse tashmë ka mbushur plot 66 vjeç, këngëtarja e njohur Cher ka vendosur që të martohet. Të paktën kështu raporton National Enquirer. Cher është e lidhur me ish-motoçiklisin e “Hells Angel”, Tim Medvetz, i cili pritet të jetë pikërisht bashkëshorti i saj i ardhshëm.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë këngëtares, ndërkohë që është vendosur edhe ku do të bëhet martesa: Las Vegas. Ceremonia martesore pritet që të jetë e thjeshtë.
22.08.2012
Burimi: Gazeta Tema