Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LIFESTYLE»Charlize Theron “Mund të luaj rolin…
Charlize Theron “Mund të luaj rolin...

Charlize Theron “Mund të luaj rolin…

9 vite më parë Komento

Pavarësisht fëmijërisë së vështirë, tani është një divë. Charlize Theron tregon se si mund të bashkëjetosh me dobësitë: “Asnjë nuk është i përsosur, por duhet të mësojmë ta dashurojmë dhimbjen tonë”

“Rreth e rrotull meje nuk shoh zonja perfekte, por krijesa të brishta, plot hije, defekte, plagë dhe unë e adhuroj pikërisht për këtë: i dua femrat për atë që janë në të vërtetë”. Charlize Theron, gruaja më e bukur në Hollivud, në kinema zgjedh që të mishërojë femra të pahijshme e të papërshtatshme. Si person, aktorja afrikanojugore e quan veten vetëm krijesë simpatike. “Personazhet që unë mishëroj janë deklarata ime e dashurisë ndaj botës femërore. Kinemaja na ka ndarë në shenjtore dhe të djallëzuara. Por as jeta nuk është bardhë e zi. Heroinat e mia janë të pakëndshme, por të vërteta. Nuk i justifikoj, por i kuptoj”, thotë.

Vështirësitë e jetës, të nisura në një fermë të humbur të Afrikës së Jugut, fatmirësisht nuk kanë lënë shenjë në fytyrën e saj të përkryer, por i kanë ngurtësuar pak zërin dhe shikimin. Në fakt ëmbëlsohet kur flet për kolegen e saj më të re, Kristen Stewart, një Borëbardhë dashamirëse, por që eklipsohet nga karizma e Charlize: “Kristen është shumë e zonja”, shton Theron, edhe pse pajtohet me mendimin se solidariteti ndaj femrave ndonjëherë është thjesht detyrim formal. “Në shoqëri si kjo e jona solidariteti nuk inkurajohet shumë”, thekson.

Charlize thotë se i do burra, por pëlqen edhe gratë: një fanse pagoi 140 mijë dollarë për një puthje pasionante në një ankand bamirësie. Së fundmi aktorja është zgjedhur femra më seksi në botë nga një markë veshjesh të brendshme. “Jam vërtet e befasuar. Më pëlqen të jem frymëzim për të tjerat, sidomos kur bëhet fjalë për një grup vajzash seksi”.

Vajzë seksi ka qenë edhe ajo, e afirmuar falë një reklame ku ngatërron një makinë në lëvizje, fustani rrjetë i rrëshqet ngadalë duke i zbuluar fundshpinën. Puna si modele nuk bënte pjesë në ëndrrat dhe planet e saj. Udhëtimi në Milano në moshën 16-vjeçare, pasi u shpall fituese e një konkursi mode, ishte justifikimi që e ëma e largoi nga një tragjedi familjare: dy javë më parë kishte vrarë të shoqin që e ngacmonte, proces që e shpalli të pafajshme. E ëma, Grace, ka qenë figura e shpëtimit për vogëlushen Charlize, marrëdhënia më e rëndësishme për jetën dhe karrierën e vajzës afrikanojugore. “Kam pasur një adoleshencë të trishtuar. Martesa e prindërve të mi nuk shkonte mirë, unë isha e stresuar, vuaja nga gastriti dhe e imagjinoja të ardhmen time në një kafaz. Punoja në një ndërmarrje me babanë tim. Arratisja ishte të shihja televizor dhe të ëndërroja që një ditë të bëhesha balerinë, ëndrra që ime më i kuptonte dhe më jepte kurajë. Fatkeqësisht këto ëndrra u ndërprenë në moshën 8-vjeçare nga një aksident ku dëmtova gjurin. Atëherë m’u desh të përdorja planin B, që ishte aktrimi”.

Edhe një herë e ëma Grace e hipi të bijën në një avion për në Los Anxhelos. “Mamaja ime është shembull, është shoqja më e mirë e jetës, këshilltarja ime. Nuk më ka braktisur asnjëherë. Më ka mësuar të përballoj anët më të errëta të jetës, më ka rritur si një luftëtare”, tregon Charlize, që në Hollivud arriti me 200 dollarë dhe asnjë ide se ku do të flinte. “Pas dy ditësh pa bukë shkova në bankë për të bërë një shkëmbim dhe një nga punonjësit më tha të kthehesha në postë. Bërtita aq shumë sa më vuri re edhe një agjent Hollivudi, i cili më dha kartëvizitën e tij”.

Kujtimet janë ende të forta. “Jam shumë me fat, por më ndodh shpesh të mendoj edhe për vajzat që nuk ia kanë dalë”, përsërit vazhdimisht

Theron. Njerka në filmin e ri i ka dhënë një të kaluar të vështirë dhe një vuajtje, atë më të ndjeshmen për publikun: “Ravenna është rritur mes baltës dhe gjakut nga një nënë që i ka mësuar se bukuria është fuqia e vetme për një grua. Burrat kanë abuzuar me të. Për të humbja e bukurisë nënkupton humbje të fuqisë. Për këtë arsye është e gatshme për gjithçka, me kusht që të mos plaket. Situata nuk ndryshon shumë sot, është pothuajse e njëjtë. Vazhdon ende të mbizotërojë stereotipi social ku burrat në moshë rinohen, ndërsa gratë thahen”. Charlize beson në emancipimin që kalon përmes edukimit femëror. Duhet t‘u mësojmë vajzave t’i refuzojnë modelet e vendosura.

Aktorja nuk i trembet kohës që kalon dhe thotë: “Në moshën 20-vjeçare kisha një fytyrë bufe si të Shirley Temple dhe pas të 30-ave u hollova pak. Nuk e di nëse kjo gjë do të ndodhë kur të jem 50 vjeçe. Të gjithë mendojmë se do të jemi guximtarë, por pastaj… Ime më nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe për mua është jashtëzakonisht e bukur. Ka bërë një jetë normale, bukuria nuk është në qendër të gjithçkaje dhe më bëhet qejfi që i ka ngulitur edhe tek unë këto lloj mendimesh. Më shumë sesa bukuria, pas suksesit të kësaj ish-modeleje qëndron forca: “E adhuroj kinemanë e luftëtareve”. E thënë kështu, mund të mendohet se Theron i urren meshkujt. Por jo, i do e madje edhe ka dashur shumë. E çuditshme është se ajo bashkëpunon shumë me femrat, ka shumë shoqe e mikesha, ndoshta sepse marrëdhëniet me gjininë tjetër mund të ketë qenë zhgënjyese. Fejesa e fundit që zgjati gjashtë vjet me kolegun Stuart Townsend, përfundoi në vitin 2010. Ky fund i la shije të hidhur në gojë, “edhe pse e dija që nuk më pëlqente martesa”. Ajo që e kompensoi zhgënjimin dhe i dha gëzim të madh ishte adoptimi i një fëmije: “Gjithnjë e kam ditur se do të bëhesha nënë. Mamaja ime ka thënë diçka të bukur: ti je rritur në barkun tim për 9 muaj, ai është rritur në zemrën tënde për dy vjet”. Nuk e kam zgjedhur me qëllim të jem një nënë beqare, por nuk më tremb ky rol. Pjesa më e madhe e fëmijëve në Amerikë rriten vetëm me një prind. Gjithmonë kam menduar se dashuria e përjetshme nuk ekziston, por kur e pashë këtë gjë për herë të parë në sytë e tim biri, atëherë e kuptova se e kisha gabim”.

16.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

femra gazeta lajm lajme lajmeshqip lajmet e fundit lajmi showbiz shqip 9 vite më parë
admin
Etiketime femra gazeta lajm lajme lajmeshqip lajmet e fundit lajmi showbiz shqip
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Uraganet përfshijnë Poloninë, 1 i vdekur 10 të plagosur

Pasardhëse

Francë, Fronti Kombëtar do të çojë Madonna-n në gjyq

Të Ngjashme

Këngëtaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa kërcejnë nën ritmin e valleve shqiptare…

Këngëtaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa kërcejnë nën ritmin e valleve shqiptare…

Erjona Keta 3 vite më parë

Upss… Bieber ka tradhtuar Selena-n me Rihanna-n?

admin 9 vite më parë

Noizy gjen ‘Rihanna-n’ e tij: Prezanton…

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com