Me shume sesa një parfum Chanel është një ikonë suksesi i pa perëndueshem dhe pa kohe. Me i shituri ne bote qe nga fundet e viteve 20′, mitiku N.5 kurorëzohet ne Paris ne një ekspozite qe nxjerr ne pah forcën e asaj epoke.
Mesa duket një flakon shitet çdo 55 minuta dhe nga një sondazh është quajtur “parfumi me sensuale ne bote”. Po flasim për Chanel N.5 i quajtur ndryshe edhe Le Monstre, një mit i pa perendueshem dhe pa kohe qe vete Jacques Polge, krijuesi i aromës Chanel nga 1979, ka thënë: “Është parfumi i vetëm i cili ka një karakter qe behet edhe me unik me kalimin e kohës”. parfumi i rekordeve, i cili ka pothuaj një shekull jete nuk mendon te uli vlerën e tij, përkundrazi, vit pas viti, ai shton popullaritetin dhe misterin.
Jo me kot, Chanel N.5 është e vetmja arome femërore e cila ka pasur si testimonial një mashkull. Prej disa muajsh, ne fakt, Brad Pitt behet fytyra e Chanel N.5 luksoz dhe joshës. I fundit ishte Pitt pas një serie me testimonial te cilët kane mishëruar, ne vite te ndryshme këtë parfum. Catherine Deneuve, Carole Bouquet, Estella Warren, Nicole Kidman deri tek Audrey Tautou dhe sot Brad Pitt.
Por cili është sekreti i këtij miti? Çfarë e bën kaq unike dhe speciale ne krahasim me aromat e tjera, gjithashtu mitike. Qe nga lindja ne 1921 Chanel N.5 eshte parfumi me i dashur, ajo ishte epoka e veprave artistike. Por nuk është vetëm kjo arsyeja. Ishte një parfum qe asnjë tjetër nuk i ngjante. Chanel N.5, një koncentrat absolut i feminilitetit qe tronditi përgjithmonë boten e parfumeve, një kompozim abstrakt me te paktën 80 përbërës ku mbizotërojnë llojet e luleve. Sot, pothuaj një shekull me pas, Chanel N.5 kurorëzohet ne një ekspozite “N.5 Culture Chanel”.
06.05.2013
Burimi: ikub.al