Çaste tmerri ato që kanë përjetuar këtë të diel pjesëtarët e një familje në periferi Cërrik, teksa kryefamiljari është gjetur i pajetë.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Tiranë/ Realizoi disa atentate, policia arrestohet 32 vjeçarin
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në fshatin Xibrakë, Njësia Administrative Shalës Cërrik, është konstatuar nga familjarët i varur në kasollen e banesës A.R., 50 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune në trup. Dyshimet e grupit hetimor është se 50-vjeçari është vetëvarur.
Policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes, citon Syri.net