Cërrik, një lulishte si dhuratë për 62-vjetorin e themelimit të qytetit
Cërrik, lulishte dhuratë
Një qytet si Cërriku ka marrë një dhuratë simbolike në ditëlindjen e tij.
Pak ditë më parë, ai mbushi 62 vjeç që nga dita e themelimit të tij.
Ndërsa rusët ngritën godinat e para në sinkron me ish-uzinën e naftës, drejtuesit e sotëm të kësaj bashkie, i bënë tjetër dhuratë këtij komuniteti.
Qendra e tij është shndërruar në një lulishte moderne dhe kjo ishte dhurata, që pushteti vendor u “fal” 65 mijë banorëve të kësaj bashkie të re.
Lulishtja në fjalë u përurua pikërisht ditën që u përkujtua edhe ngritja e këtij qyteti.
Por, shumë prej banorëve e shohin me skepiticizëm “dhuratën”, përderisa shumica e tyre janë të papunë.
“Më mirë të mbeteshim pa lulishte, se të vijmë vërdallë saj me xhepat bosh”- do të shpreheshin shumë prej tyre.
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi