Ceremoni dasmash e mortore në shkollë, nis procedimi ndaj drejtoreshës…
Nuk kanë kaluar as dy ditë nga akuzat mediatike ndaj drejtoreshës së një shkolle.
Bëhet fjalë për drejtuesen e shkollës, Gjergjovinë, në rrethin e Gramshit.
Ndaj saj u publikuan fakte, që shkollën e kishte kthyer për ceremoni dasmash e ceremoni mortore.
Policia ka nisur ndaj saj procedimin penal. Pas publikimit të rastit në fjalë, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, filluan proçedimin penal.
Ky, në gjendje të lirë, ndaj shtetases me iniciale I.B., 51 vjeçe.
Kjo e fundit, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme të përgjithshme në Gjergjovinë të Gramshit.
Ajo akuzohet për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas burimeve policore, kjo shtetase, ka vepruar në kundërshtim me rregullat.
Ajo ka lejuar që në ambientet e brendshme të kësaj shkolle, banorë të këtij fshati, të organizojnë cermonitë e dasmave dhe ato mortore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Alfrida Danushi
14.02.2019