“Është kryeministri që ka hequr nga Censusi kapitullin për papunësinë, në një kohë që shifrat e papunësisë në vend janë tronditëse”, akuzon deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni.
Sipas PS-së kjo është bërë për të fshehur realitetin, i cili duket qartë edhe në kryeqytet. “Në të gjithë Tiranën është rritur papunësia dhe krimi po rritet në nivele kritike. Gjendja aktuale në kryeqytetin e vendit, përveç se është e papranueshme në çdo vend normal, është edhe një pasqyrë e mjerë e realitetit të shqiptarëve që kanë kryeministër Sali Berishën”, tha Gjermeni.
“Kryeministri që urdhëroi heqjen nga Censusi të kapitullit të papunësisë, për të fshehur se papunësia në vend prek më shumë se 1 milion të papunë, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për një realitet që e jetojnë përditë. Ky është një tjetër skandal madhor që i duhet faturuar këtij pushteti të korruptuar”.
14.12.2012
Burimi: Gazeta Shekulli
Censusi, Berisha heq kapitulli për papunësinë...