Çelet ekspozita “Miqësisht në Durrës”.
Një galeri e tërë arti figurativ kushtuar bukurive natyrore të qytetit bregdetar, në një ceremoni të ngrohtë dhe mbrësëlënëse mbrëmjen e së hënës.
Çelet ekspozita në Galerinë e Arteve Pamore në Durrës
12 artistë nga i gjithë vendi i janë dedikuar peisazhit durrsak duke sjellë një ekspozitë të vecantë për artdashësit.
Ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës.
Tablo në teknika të ndryshme kanë ardhur me frymëzimin artistik të piktorëve të brezave të ndryshëm, me përvojë mbi 40-vjecare në këtë pasion.
Ceremonia u organizua me shumë dashuri nga ideatori i këtij evenimenti kulturor, Viktor Dhimgjni.
Dymbëdhjetë piktorë nga qytete të ndryshme të shqipërisë të bashkuar për një qëllim të vetëm.
Arti figurativ pranë artdashësve durrsakë
Për të sjellë artin figurativ pranë artdashësve durrsakë dhe jo vetëm.
Ky grup pleneristësh ka shëtitur vendet më piktoreske të Shqipërisë, Vlorë, Berat, e së fundmi edhe në Durrës, duke i kthyer ato në tablo.
Emra të njohur të pikturës shqiptarë me përvojë pune 40-vjeçare mbi supe si:
Agron Dine, Buron Kaceli, Arsen Kurtiu, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Sadik Kasa, etj.
Në pikturat e realizuara janë përdorur kryesisht teknikat e vajit.
Në to janë paraqitur pamje mbresëlënëse nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Për Lajm Shqip
Silvi Feimi