Cardi B tregon se si nisi konflikti me Nicki Minaj…
Dy artistet e muzikës “Hip-Hop” në fillim ishin mike mjaft të mira. Cardi B, pas sulmit që i bëri Nicki Minaj-it, duke e goditur me këpucë, tregon se si nisi ky konflikt i diskutuar kaq gjatë në media.
“Ajo ka hedhur shumë fjalë për mua. I fola dy herë para ngjarjes dhe arritëm të mirëkuptoheshim. Por ajo vazhdoi sërish”, tha Cardi për revistën “W”.
Zënka nisi në momenton që Minaj i kishte bërë ‘unlike’ një postimi ku flitej për mënyrën si Cardi kujdesej për vajzën e saj.
Cardi B tregon se si nisi konflikti me Nicki Minaj…
“Isha gati për të bërë miliona në turneun e Bruno Mars dhe sakrifikova për të qenë pranë vajzës time. Unë e dua vajzën time dhe jam nënë shumë e mirë. Kështu që nuk mund të më gjykojë një femër që nuk ka fëmijë. Shumë njerëz më thonë se nuk ishte momenti dhe vendi i duhur, por unë nuk do kap asnjë artist në dyqan apo në ndonjë cep lagjeje”, rrëfeu Cardi.
Ndër të tjera, shpjegoi për revistën se sa e frikësuar ishte kur mësoi se po priste një fëmijë.
“Kur mbeta shtatzanë, isha shumë e frikësuar. Çdo artist që është bërë me fëmijë, ka patur disa vite karrierë. Mua më thonin se ishte viti im i parë i famës dhe do shkatërroja gjithçka. Unë i thoja vetes vazhdimisht që do kthehem sërish në skenë dhe do dukem seksi si më parë”, shtoi reperja.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
11.10.2018