Adem Gashi shqiptari që jeton ne Australi u bë lajm në mediat vendase, pasi gjeti një çantë me mijër adollarë në një tren, mëngjesin e sotëm.
Deri këtu nuk ka asgjë për lajm.
Por, shqiptari ia ktheu çantën pronares që e kishte harruar në trenin e Sydney, me plot 6250 dollarë.
Për ta gjetur zonjën e çantës, ai kontaktoi me televizionin Channel 7.
Gashi, përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, ka gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me paratë.
Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.
“Sot në mëngjes duke udhëtuar me tren, kam gjetur një çanë t me $ 6250, pastaj kam kontaktuar me televizionin Channel 7, dhe së bashku me ta kemi gjetur adresen e asaj Gruas të cilës i kishte humbur çanta dhe ja kam kthyer me gjithë paratë”, ka shkruar Gashi në facebook.
Një gjest që meriton përgëzime, dhe një shembull për të tjerët.
www.lajm-shqip.com