Nëse shihni dikë që është jashtëzakonisht optimist, kjo ndodh pasi yjet janë të vendosura në anën e tyre.
Astrologjia na tregon për tiparet e personalitetit të njerëzve të ndryshëm.
Arsyeja pse një individ sillet në një mënyrë të caktuar mund të jetë për shkak të muajit të tij të lindjes.
Disa shenja të zodiakut janë pesimiste dhe kanë energji negative.
Ndërkohë disa të tjera janë të mbushura me shpresë.

Këto janë katër shenjat më optimiste të horoskopit:
Dashi
Ata janë shenja më optimiste e zodiakut.
Një Dash është i bindur se gjërat mund të shkojnë për ta më mirë.
Edhe nëse kjo nuk ndodh, ato do të punojnë fortë për ta kthyer situatën në favorin e tyre.
Atyre nuk u pëlqen të heqin dorë.
Kurrë nuk shohin aspektet negative të gjërave.
Janë gjithmonë të bindur se gjithçka do të përmirësohet.
Buzëqeshja është arma e tyre e fortë, ja shenjat më optimiste të horoskopit
Luani
Është një nga shenjat më optimiste të zodiakut.
Luanët janë gjithmonë entuziastë.
Shohin vetëm anën e ndritshme të gjithçkaje.
Ata duan vetëm hare pranë tyre. Nëse ka dramë, zgjedhin të largohen.
Janë një shenjë që i inkurajon tepër të tjerët dhe e aftë për t’i bërë ata të besojnë se një gjë do të ndodhë ashtu si thonë ata.
Karizmatikët e zodiakut nuk kanë gjithmonë të drejtë.
Por ata kanë aftësi tepër të mëdhaja bindëse. I bëjnë të tjerët t’i besojnë atyre.
Peshorja
Është një shenjë tepër shpresëdhënëse.
Edhe kur gjërat nuk shkojnë si duhet ato besojnë gjithmonë se gjithçka do të përmirësohet.
Nuk i pëlqen t’i shohë miqtë e saj të trishtuar.
Ata do të bëjnë gjithçka që t’i gëzojnë ato.
I gëzohen gjithçkaje në jetë dhe duan t’i shohin të gjithë të qeshur.
Shigjetari
Shigjetari njihet për entuziazmin dhe optimizmin e tij.
Për ta jeta është e mbushur plot aventura dhe gjëra të këndshme për të bërë.
Shohin anën pozitive të gjithçkaje.
Edhe kur gjithçka shkon keq, ata ndihen mirënjohës për mësimet e vlefshme që po marrin.
Një ambient negativ për ta është mbytës.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.03.2018