Mungesa e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë problematikat më madhore me të cilat përballen banorët e Dukatit. Pas ndarjes së re administrative territorial është pjesë e Bashkisë së Vlorës. E kjo ka sjellë që për hir të prioriteteve “turistike” zona të caktuara të marrin më pak vëmendje.
Buxhetimi me pjesëmarrje/ Leli, dëgjesë në Dukat e Orikum….
Shqetësimet u ngritën nga banorët në takimin e llogaridhënies për zbatimin e buxhetit për vitin 2018. Si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prezantoi një sërë projektesh në zonë.
Si dhe trajtoi disa nga investimet që janë duke u zbatuar në këtë zonë si, Rikonstruksion i Shkollës “Balil Pelari”. Ndërtimi një sistemi të ri për furnizimin me ujë për fshatrat brenda njësisë administrative Orikum , përkatësisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhime.
Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Me shpresën e përfshirjes në buxhetin e vitit 2019 për të përfituar investim konkret nga bashkia.
Për Lajm-shqip
Jerola Ziaj