TIRANE – Ish-ministri i financave njëherazi rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli i ftuar në studio në rubrikën “Opinion” në TV “News 24”, e cilësoi buxhetin e 2013-të si një buxhet jorealist dhe që nuk i përgjigjet situatës ekonomike reale në vend.
Pr/buxheti për Angjelin nuk mbështetet në situatën e muajve të fundit që rezultojnë shumë negativë për ekonominë dhe me investime të parealizuara.
“Buxheti i paraqitur po ta shikosh nga pikëpamja e mënyrës sesi është hartuar dhe gjithashtu nga pasqyra e treguesve që ai paraqet duket se është buxheti më jorealist në këto 4 vitet e fundit. Është për të ardhur keq që një pr/buxhet në një situatë ekonomike dhe financiare që po kalon vendi dhe eurozona të paraqitet me nota tejet optimiste dhe të paraqesë një jorealitet edhe nga pikëpamja ekonomike dhe nga pikëpamja financire. Për 10 muajt që kanë kaluar situata është shumë e vështirë. Të ardhurat buxhetore janë me një mosrealizimin më të madh të krahasuar me 3 vitet e mëparshme. Shpenzimet për investime nuk janë realizuar, tejkalimi i borxhit publik është i dukshëm gjatë këtij viti. Në të njëjtën kohë e drejta e qeverisë për huamarrje ka mbaruar që në muajin 9- mujor dhe deficiti buxhetor është tejkaluar”,- tha Angjeli.
20.11.2012
Burimi: Balkanweb