Sipas revistës amerikane “Globe”, ish–presidenti amerikan George H.W. Bush ( i vjetri) është në prag të vdekjes.
“Shëndeti i ish- komandantit të përgjithshëm është i rëndë. Ai ka lënë kërkesat e tij për pas vdekjes për djalin e tij ish-presidentin George W (i riu) dhe bashkëshorten e ti Laura”,-ka thënë një burim për revistën amerikane.
Sipas revistës, 88-vjeçari ka kërkuar nga spitali në të cilin ka qenë i shtruar që t’i lejohet të shkojë të vdes në shtëpi.
08.12.2012
Burimi: Alb-Observer
Bush në prag të vdekjes?