“Delinda Zhupa: Burrit tim i pëlqejnë shumë imitimet e femrave të famshme të televizionit”– ky ishte titulli i një artikulli të publikuar në “Revista Story” i cili ka bërë bashkëshortin e aktores Delinda Zhupa, Eldo Disha, t’u kthehet keq gazetarëve.
Burri i aktores së njohur shpërthen me fjalor banal ndaj gazetarëve…
Artikulli origjinën e kishte nga një intervistë e dhënë nga aktorja për “Panorama Plus”, ku mbante po të njëjtin titull.
Delinda shprehej në lidhje me bashkëshortin e saj, skenograf në profesion, se ai i pëlqente shumë rolet e saj në “Portokalli”, sidomos kur ajo imiton femrat e famshme të ekranit.
Pasi “Revista Story” ka publikuar lajmin, Eldo Disha nuk është përmbajtur ndaj gazetarëve duke degraduar në fjalor banal.
