Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur nga burgu e Shënkollit, ku pak ditë më parë një i burgosur është gjetur i vdekur. Por dje një tjetër i burgosur ka bërë një denoncim. Sipas tij 20-vjeçarin e kanë lënë të vdes, pasi nëse do ti jepet ndihma ai mund të jetonte.
Më poshtë kemi mesazhin që është dërguar nga burgu i Shenkollit nga një i burgosur:
Përshëndetje! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të. Ata vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese, citon Syri.net
Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kan dezinformu.”